Drejtues të Bibliotekës Kombëtare sqaruan se nga zjarri i djeshëm nuk është prekur fondi i vlerave të rralla dhe arkiva shqip.
Nëpërmjet një deklarate për median Biblioteka Kombëtare bën me dije se nuk është prekur nga flakët edhe Baza elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së.
Ndërsa sipas BKSH janë dëmtur vetëm tre rafte me libra që i përkasnin botimeve të pas viteve 2000.
Më tej Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë bën me dije se është ende më pritje të raportit të Ekspertizës, që më pas të dalë në përfundime më të plota.