Zjarret në Amazona/ Brazili nuk pranon ofertën për ndihma nga vendet e Grupit G-7 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret në Amazona/ Brazili nuk pranon ofertën për ndihma nga vendet e Grupit G-7

15:59 | 27/08/2019
në Bota
0

Brazili hodhi poshtë të hënën ndihmën nga vendet e Grupit G-7 për të luftuar zjarret në Amazonë, përmes një zyrtari të lartë i cili i tha Presidentit Francez Emmanuel Macron të kujdeset për “vendin e tij dhe kolonitë e tij”. Grupi G-7 të hënën premtoi dhjetëra miliona dollarë për të ndihmuar në luftën ndaj zjarreve në Amazon dhe mbrojtjen e pyjeve të saj. Pas takimit Presidenti Macron iu drejtua presidentit Brazilian Jair Bolsonaro se “nuk mund të të lejojmë të shkatërrosh gjithçka”

 

Onyx Lorenzoni, shefi i personelit të Presidentit Jair Bolsonaro tha për median G1 se Brazili e vlerësonte ofertën, por shtoi se ndoshta ato burime janë më të rëndësishme për të ripyjëzuar Evropën.

Zoti Lorenzoni po i referohej premtimeve ndërkombëtare në takimin e G7-ës në Francë, që përfshinin 20 milion dollarë nga grupi, si dhe 12 milion dollarë nga Britania dhe 11 milion dollarë nga Kanada. Otava kishte ofruar gjithashtu dërgimin e aeroplanëve të zjarrfikësve në Brazil. “Macron nuk arriti as të shmangte një zjarr të parashikueshëm në një kishë që është një objekt i trashëgimisë botërore. Çfarë do ai t’i mësojë vendit tonë?” tha ai duke iu referuar zjarrit në prill që shkatërroi katedralen Notre-Dame.

Ministri Brazilian i Mjedisit, Ricardo Salles u kishte thënë më herët gazetarëve se fondet e G7 për të luftuar zjarret ishin mirëpritur. Por pas një takimi të presidentit Bolsonaro me ministrat e tij, qeveria braziliane ndryshoi kursin. “Brazili është një komb demokratik, i lirë që kurrë nuk ka pasur praktika kolonialiste dhe imperialiste, ndryshe nga ç’është ndoshta objektivi i francezit Macron”, tha Lorenzoni.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Tensionet janë rritur midis Francës dhe Brazilit, pasi Macron bëri të ditur se zjarret në Amazonë janë bërë një krizë ndërkombëtare dhe duhej të diskutoheshin si një përparësi kryesore në samitin e G7. Bolsonaro reagoi duke thënë se zoti Macron kishte një “mentalitet kolonialist”.

Ndërkohë zjarrfikësit në shtetin brazilian të Rondonias, vazhdojnë të hasnin vështirësi për të frenuar një zjarr që po përhapej me shpejtësi pranë një rezervati kombëtar pyjor të hënën. Zjarri është një nga mijëra flakët që kanë përfshirë Amazonën, pyllin më të madh tropikal në botë, në katastrofën mjedisore që ka ngjallur shqetësim global.

Duke kaluar me shpejtësi në rrugët e pashtruara me një zjarrfikëse të vogël, zjarrfikësit ndoqën shtëllungat e tymit që ngriheshin mbi pyllin kombëtar Jacunda. Grupi luftoi me flakët, duke hedhur ujë me tuba të lidhur me çanta shpine prej gome me ujë. Kur mbaroi uji, ata përdorën sharra dhe satra për të spastruar pranë zjarrit.

Tymi nga zjarri e bënte të vështirë frymëmarrjen. Në muzg, dielli përvëlues në këtë pjesë të Amazonës, nuk shihej i mbuluar nga tymi i dendur që mbulonte horizontin si mjegull. Menaxheri lokal i fermave Ëillian Sabara dos Santos tha se pylli duhet të ruhet dhe qeveria duhet të bëjë më shumë për të ndihmuar fermerët e vegjël. “Mendoj se shpyllëzimi ka kohë që ndodh por vetëm tani është shtuar trysnia për ta ndalur. Nuk besoj se është intensifikuar aq shumë sa po thuhet. Po vihet në qendër të vëmendjes nga ato që po thotë Presidenti, por kështu është çdo vit: tym, zjarre të paligjshme”. /Voa/

Etiketa: Grupi G-7Jair Bolsonaropresidentit BrazilianPresidentit Francez Emmanuel MacronZjarret në Amazona

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Hetimi për vërtetësinë e akuzave ndaj Kajmakut, Prokuroria i kërkon PD-së dokumentacionin

Hetimi për vërtetësinë e akuzave ndaj Kajmakut, Prokuroria i kërkon PD-së dokumentacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës –

Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës –

18:26 | 12/01/2026
Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore –

Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore –

18:00 | 12/01/2026
Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026 –

Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026 –

17:46 | 12/01/2026
Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –

17:32 | 12/01/2026
Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –

17:16 | 12/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës –
  • Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore –
  • Kylie Jenner shkëlqen në Golden Globes 2026 –
  • Kolaudimet fiktive! 5 pika alarmi në Qukës-Qafë Plloçë –
  • Mbi 500 të vrarë në Iran, Trump kërcënon me ndërhyrje ushtarake –
  • Skandali te AKSHI, SPAK shtrin hetimet edhe te projekti DURANA –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Fier, lumi Seman çan argjinaturën, uji vërshon drejt tokave bujqësore të banorëve të zonës –
  • Ndërron jetë shimpanzeja “njerëzore” që sfidoi kufijtë e inteligjencës shtazore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com