Pas kërcënimeve të Rusisë ndaj vendeve Balltike, forcat e NATO-s në Kamp Adazi të Letonisë kanë treguar dhëmbët.
Stërvitja “Shigjeta e Hekurt” u zhvillua nga forcat e artilerisë së vendeve të NATO-s që gjenden prej disa vitesh pranë Rigas në Letoni.
Në stërvitje janë pozicionuar edhe ushtarakë shqiptarë.
Këta të fundit shërbejnë si njësi e demontimit të minave.
Në këtë mision humbën jetën dy vite më parë edhe dy ushtarakët shqiptarë Zarife Hasanaj dhe Klodian Tanushi.
Pas kërcënimeve nga ana e Rusisë, shtete si Suedia dhe Finlanda po kërkojnë anëtarësimin në NATO, në mënyrë që të forcojnë sigurinë e tyre të brendshme. Ambasadorja e Suedisë në Tiranë gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, kërkoi votën e tij për anëtarësimin në Aleancën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.