Flakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme ishullin e Sazanit. Vatra e regjistruar pak më parë në ishull rrezikon të përfshijë edhe pyllin e Sazanit.
Ministria e Mbrojtjes thanë se 16 efektivë të Forcës Detare janë në terren e po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që 17 efektivë të tjerë janë nisur nga baza detare e Pashalimanit. Anija e shërbimit e Forcave Detare është gjithashtu në gatishmëri për cdo ndërhyrje të nevojshme.
Nuk dihet ende se cfarë e ka shkaktuar zjarrin në Sazan, por paraprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr vënie të qëllimshme.