Një zjarr ka rënë gjatë mesditës së sotme në ambientet e godinës së Autoritetit të Hapjes së Dosjeve.
Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në rrjetin elektrik të godinës.
Forcat zjarrfikëse në vendngjarje kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Si pasojë e flakëve të zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk dihet ende nëse janë djegur dokumente të rëndësishme si pasojë e zjarrit.