Një e moshuar ka humbur jetën në lagjen “5 Maji” në Elbasan, duke u djegur e gjallë në banesë.
Viktima është shtetasja Mike Zenollari rreth 80 vjeçe.
Ajo u dogj në barakën e drurit ku jetonte, dhe nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se zjarri të ketë rënë nga pakujdesia.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proceduriale.