Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në Delvinë. Mësohet se vatra e zjarrit gjendet në afërsi të puseve të naftës.
Në ndihmë për shuarjen e zjarrit kanë shkuar 4 mjete zjarrfikese edhe banore te qytetit te Delvines edhe Finiqit. Ndërkohë që lufta me zjarrin bëhet në kushte të pafavorshme të motit, pasi era ndihmon në përhapjen e flakëve.
Kryetari i Bashkisë se Finiqit, Kristaq Kiço është lidhur më Konsullatën greke në Gjirokastër për ndihmë nga ajri për shuarjen e zjarrit.