Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është përplasur vazhdimisht me ministren e Kulturës, Elva Margariti për vendimin e qeverisë për dhënien me koncension të Parkut Kombëtar të Butrintin për ndërtimin e një rrjeti baresh dhe restorantesh.
Së fundmi, deputetja demokrate ka kërkuar një interpelancë me Margararitin në seancën e ditës së nesërme, ku pritet të debatojnë lidhur me çështjen e Butrintit.
Debati për Butrintin ka nisur prej disa javësh pasi qeveria kërkoi t’ia kalojë Fondacionit Shqiptaro-Amerikan AADF ku fillimisht ministria e Kulturës deklaroi procedurën sekrete duke sjellë dhe kundërshtimin e fortë të deputetes së Partisë Demokratike Ina Zhupa për një marrëveshje e cila sipas saj e jep me koncesion për 10 vjet Butrintin në dorë të të huajve.