Një grua në Divjakë ka denoncuar e shqetësuar se bashkëshorti i saj është zhdukur prej 14 ditësh dhe nuk ka kontaktuar me të.
Sipas njoftimit, gruaja me inicialet Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, ka denoncuar se bashkëshorti i saj, V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më.
“Në datë 14.05.2022, në Komisariatin e Policisë Divjakë, ka bërë kallëzim shtetasja Th. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Bregas, se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., 49 vjeç, është larguar nga banesa në datë 01.05.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 49-vjeçarit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.