Ditën e sotme ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike në disa zona të vendit. Në Berat votohet në selinë e PD-së Berat dhe bëhet me dije se janë 2300 anëtare që do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, dy kandidatëve që janë në garë.
Gjithashtu ka nisur votimi edhe në Kuçovë 1500 anëtarë votojnë në selinë e PD-së.
Në Dimal votojnë 870 anëtarë. Në Skrapar votojnë 630 anëtarë. Në Poliçan votojnë 930 anëtarë.