Kandidati më i mundshëm i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kavajës është nënkryerati i kësaj bashkie, Klodjan Shehi.
Kandidatura e zëvëndësit të Elvis Roshit pritet të disktutohet sot në Asamblenë e Partisë Socialiste, e cila është mbledhur sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Klodjan Shehi shfaqet si kandidat i mundshëm pas tërheqjes nga gara brenda socialistëve të Silva Dajës, bashkëshortes së ish kryetarit të PS për Kavajën.