Lulzim Basha ka depozituar kërkesën për të kandiduar si kryetar në PD-në zyrtare, në zgjedhjet që do të mbahen më 29 korrik.
Basha e ka depozituar kërkesën pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, ku pavarësisht se merrnin pjesë rreth 30% e numrit të përgjithshëm të anëtarëve, u miratuan procedurat për organizimin e zgjedhjeve.
Komisioni Zgjedhor i ngritur pranë PD-së zyrtare, sipas raportimeve, ka administruar kërkesën e Bashës.
Ish-kryetari i PD-së, i dorëhequr në mars të 2022, kërkon rikthimin në krye të kësaj partie, edhe pse procesi po kontestohet nga shumica e deputetëve që më parë e mbështesnin Bashën.