Pocesi i votimin për Kryetar Bashkie të Kolonjës nuk po vijon normalisht në disa zona.
Dhe konkretisht është ndërprërë procesi i votimit në fshatin Çlirim, për shkak se Partia Agrare Ambientaliste pretendon se përfaqësues të kandidatit të PS-së, Ilia Stefo, po blejnë vota.
Gjithashtu probleme janë regjistruar edhe në fshatin Barmash, ku ka pasur konflikt fizik mes militantëve. Por pavarësisht kësaj, proçesi i votimit ka vijuar.