Ambasadorja Audrey Glover, njëherësh përfaqësuese e misionit të OSBE/ODIHR ka mbledhur ditën e sotme gjithë ambasadorët e akredituar në Tiranë.
Mësohet se takimi është organizuar nga prezenca e OSBE në Shqipëri për të njohur ambasadorët e komunitetit ndërkombëtar me vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.
“Ambasadorja Audrey Glover e Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve njohu sot përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar me gjetjet paraprake të vëzhgimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, në një takim të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e OSBE në Shqipëri.