Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet e 28 Dhjetorit në Kosovë, certifikohen kandidatët e Listës Serbe –

21:22 | 13/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka certifikuar të shtunën kandidatët e Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, pasi disa anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin bërë përpjekje t’ia ndalonin pjesëmarrjen në votime kësaj partie.

Paneli tha të shtunën në një njoftim se e pranoi ankesën e partisë më të madhe të serbëve të Kosovës kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e 33 kandidatëve të saj dhe i certifikoi të gjithë ata.

Anëtarët e partisë në pushtet Lëvizja Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, votuan kundër në një mbledhje të komisionit më 10 dhjetor.

Kurteshi nuk dha ndonjë arsye pse votoi kundër, por tha shkurtimisht se “jam kundër certifikimit të Listës Serbe bashkë me kandidatët e saj”.

Gjashtë anëtarë nga partitë e tjera politike kishin abstenuar, ndërsa tre kishin votuar për.

Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit, e mirëpriti vendimin e panelit të shtunën, duke e akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për përpjekje dhe trysni për t’ia ndaluar asaj pjesëmarrjen në zgjedhje.

Gjatë këtij viti, anëtarët e Vetëvendosjes, të udhëhequr nga Albin Kurti, kanë tentuar të paktën katër herë ta pengojnë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje, gjë që ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Ambasadat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë kanë deklaruar më herët se të gjithë qytetarëve, pa dallime, duhet t’u sigurohen të drejtat demokratike.

Ambasada amerikane në Prishtinë gjithashtu i quajti më herët përpjekjet e Vetëvendosjes për ta përjashtuar Listën Serbe nga pjesëmarrja në zgjedhje si “shkurtpamëse dhe përçarëse”.

Pakënaqësi ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka shprehur edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe i fitoi 9 prej 10 ulëse të garantuara për pakicën serbe në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, ajo i fitoi të gjitha 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale të tetorit, duke u rikthyer në pushtet pasi i kishte braktisur institucionet e Kosovës më 2022.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme këtë muaj sepse partia në pushtet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti në dy përpjekje ta marrë mbështetjen e Kuvendit për një mandat të ri. Ajo i fitoi zgjedhjet e 9 shkurtit, por 48 ulëse në Kuvend ishin të pamjaftueshme për të qeverisur e vetme dhe ajo nuk gjeti një partner për të formuar qoftë edhe një qeveri të pakicës prej 61 ulësesh në Kuvend./REL

Të Lidhura

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

nga 27
11:52 | 11/03/2026
0

Në këto ditë të errëta për Kryeministrin Rama, kryetati i PD i vjen në “ndihmë” pa dashje apo me dashje....

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

nga 27
11:40 | 11/03/2026
0

Disa detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë Shkodër për arrestimin e shtetasit Bajram Bregu pak ditë më...

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

nga 27
11:36 | 11/03/2026
0

Disa detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i policisë Shkodër për arrestimin e shtetasit Bajram Bregu pak ditë më...

Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

nga 27
11:18 | 11/03/2026
0

Familjarët e Xhuana Nikollit, 25-vjeçare nga Lezha, e cila ndërroi jetë një ditë më parë në QSUT pas vetëhelmimit me...

Para
Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim… –

Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore

11:52 | 11/03/2026
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

11:40 | 11/03/2026
Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

11:36 | 11/03/2026
Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

11:18 | 11/03/2026
Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –

11:14 | 11/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore
  • Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –
  • Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –
  • Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –
  • Partneri të hetohet, kishte shenja dhune –
  • “Duart larg nga prona ime”/ Banorët e Rrjollit protestë para SPAK-ut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Editoriali me Vuçiç, Berisha “ndihmon” Ramën: PD kërkon seancë dëgjimore
  • Detaje të reja nga arratisja e Barush Bregut pasi qëlloi me armë, zbardhet dëshmia –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com