Pas kërkesës së kryeministres britanike Theresa May për zgjedhje të parakohshme, parlamneti në Britani ka votuar pro kërkesës së May.
Zgjedhjet do të mbahen më 8 qershor, ndërsa për këtë datë votuan 522 pro dhe 13 kundër.
Në një deklaratë surprizë jashtë Downing Street, kryeministrja u u shpreh: “Pasi vendi vendosi të largohej nga Bashkimi Europian, Britania ka nevojë për siguri, stabilitet dhe lidership të fortë. Qëkur u bëra kryeministre qeveria ka synuar pikërisht këtë.
Ajo pohoi se partitë e tjera opozitare e kanë kundërshtuar në planet për Brexit. Vendimi erdhi si një surprizë e madhe, duke shkaktuar spekulime masive të martën në mëngjes.