Digjet edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës për shkak të mungesës së një emri për kandidat. Bëhet me dije se gjithashtu parashikohet që nesër të zhvillohet edhe kaundi i katërt.
Partia Socialiste, që nuk ka një emër, djeg edhe mundësinë për të zgjedhur Presidentin me 84 vota.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi tha se komisioni priste emra për kandidatë në orën 13:00, por kur na ndajnë vetëm 30 minuta nga seanca e dytë të Kuvendit, nuk ka ende asnjë emër të bërë publik
Raundi i tretë, ashtu si dy raundet e ezauruara, kërkon që kandidati për President që do të regjistrohet në Kuvend me 20 firmat e deputetëve, duhet të marrë jo më pak se 84 vota, pra një shumicë të cilësuar votash.