Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka dha një prononcim për mediat pak para se të niste procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Kryesisë së PD.
Paloka u shpreh se është hera e parë që në një votim brenda partisë të zhvillohet gjithçka e digjitalizuar duke thënë se në këtë mënyrë do të veprohet dhe kur PD të vijë në pushtet.
“Çdo votë do numërohet e do pasqyrohet në ekran, që kush ka kandiduar e kush është i interesuar të ndjekë procesin në transparencën më të plotë. Ky është një akt që nesër kur të jemi në pushet do e shtrijmë në gjithë Shqipërinë”, tha Paloka.
Përfundoi pak pas orës 13:00 votimi i anëtarësisë së Këshillit Kombëtar të PD, për të zgjedhur 20 emrat e rinj të Kryesisë. Në orën 13.30 nisi numërimi elektronik ku çdo votë transmetohet live.