Opozita akuzon qeverinë se ka rritur tarifat e studimit gjatë vitit akademik 2016. Përmes një statusi në Facebook, ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se pagesat e studimit në krahasim me vitin 2015 janë rritur në masën 247%. Por, zv/ dekani i Fakultetit Ekonomik, në universitetin e Tiranës ka një përgjigje tjetër për këtë.
“Në vitet e fundit të paktën në Universitetin e Tiranës dhe aq më shumë në Fakultetin Ekonomik nuk ka pasur asnjë rritje tarife. Tarifat e fundit që janë rritur, janë të vitit 2014-2015. Edhe për vitin e ri akademik 2017-2018, Universiteti i Tiranës nuk parashikon të ketë rritje tarifash”- thotë Ervin Demo, zv/dekan i Fakultetit Ekonomik.