Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës –

17:16 | 08/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

“Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –

Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për trajnerin –

Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe  “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit.

FOTO/ Atentati ndaj biznesmenit në Elbasan! Oklid El Ouejdi, kush

Oklid El Ouejdi

Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e Qafë-Thanës, duke mos arritur të lokalizohet dhe verifikohet nga policia kriminale e Elbasanit.

Qysh prej muajit Janar 2018, Oklid El Ouejdi, ka regjistruar si biznes në Elbasan një pikë Import-Eksport dhe tregtim të automjeteve dhe dhënies me qira. Sipas verifikimeve ky biznes quhet auto “SOLEIL”.

Sipas burimeve “Kiço” është personi që 10 ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës, është dhunuar nga ky i fundit. Dhunimi fizik ka ndodhur në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” dhe sipas burimeve Oklid El Ouejdi, ka qenë i shoqëruar dhe me një person tjetër.

Shkak i konfliktit është bërë një marrëveshje tregtare me vlerë 700 mijë euro. Por në pamundësi për të përmbushur marrëveshjen me Mondi Mëhallën, Oklid El Ouejdi, ka ofruar si zgjidhje dhënien e 4 apartamenteve në Tiranë, të cilët kishin probleme me pronësinë.

Situata është nxehur deri në atë pikë sa biznesmeni Mondi Mëhalla ka ushtruar dhunë fizike ndaj Oklid El Ouejdi. Dhe më pas, 10 ditë më vonë ai dyshohet të ketë organizuar dhe financuar vrasjen e Mondi Mëhallës alias Hyka, që në Elbasan njihet si shok i ngushtë i Kei Piut.

Aktualisht Oklid El Ouejdi, nuk është arritur të lokalizohet dhe shoqërohet në polici për të dhënë shpjegime. Ai ka dalë në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin ka shumë njohje shoqërore mes të cilëve dhe Sheval Muharremin që në Maqedoni njihet si “Bosi i Gërçecit”.

Ndërkohë 8 ditë nga vrasja me 3 plumba e biznesmenit Mondi Mëhalla, aktualisht janë arrestuar dhe ndodhet në burg Nevzat alias Nevi Spaho nga Përrenjasi, i cili dyshohet se ka bërë rolin e shoferit nga zona e Mirakës, ku autori ka djegur makinën tip “Audi” në drejtim të zonës së Përrenjasit.

Në burg ndodhet dhe punonjësi i karburantit Kujtim Pisha se nuk ka telefonuar policinë për ngjarjen si dhe ortaku në biznes i Mondi Mëhallës, Xhino Ago, se nuk kishte ndryshuar pronësinë e makinës tip “Audi”. Ndërsa vijojnë në kërkim laçiani Armando Kola dhe Marselo Arani nga Elbasani.

Emrat e Armando Kolës, Nevzat Spahos dhe Marselo Aranit, kanë dalë nga Naldi Gjini, personi i parë që u shoqërua nga policia si njeriu që kishte përdorur makinën “Audi” disa ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës.

Për shkak se Gjini ka bashkëpunuar, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk e kanë proceduar atë për asnjë vepër penale. Bashkëpunimi i Naldi Gjinit, ka qenë tek procedura për paraqitje për njohje të personave të dyshuar.

Naldi Gjini është përballur në polici me fotografitë e disa personave, ku mes tyre ai ka njohur Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, si tre njerëzit që kishin qenë së bashku kur ai i kishte lënë makinën.

Gjini ka vendosur gishtin tregues tek fotot e 3 personave, çka solli që policia kriminale e Elbasanit më pas të nisë kërkimet për gjetjen e tyre.

Marsel Arani është identifikuar edhe nga një kamerë e një garazhi në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, teksa përdorte makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës.

Ndërsa pamjet filmike janë të qarta, policia gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Marselo Aranin, i cili është zhdukur duke thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte marrë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Në kërkim vijon të jetë edhe laçiani Armando Kola. Kurse i vetmi person që ka identifikuar përmes fotografive Naldi Gjini dhe që tashmë është arrestuar nga policia, është Nevzat alias Nevi Spaho.

Të Lidhura

Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

nga 27
17:46 | 08/12/2025
0

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga karabinierët në rajonin e Torinos....

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

nga 27
17:30 | 08/12/2025
0

Bashkimi Evropian po përgatitet të zbatojë një ligj të ri që synon të përshpejtojë procesin e deportimit të azilkërkuesve të...

“Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –

“Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –

nga 27
17:20 | 08/12/2025
0

Pas fitores bindëse ndaj Comos, Interi rikthehet në skenën europiane me një sfidë shumë më të vështirë: përplasjen në San...

Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për trajnerin –

Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për trajnerin –

nga 27
17:10 | 08/12/2025
0

Tensioni ka shpërthyer në shtëpinë e Real Madridit, ku Xabi Alonso gjendet nën presion të madh pas humbjes 2-0 ndaj...

Para
“Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –

"Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –

17:46 | 08/12/2025
BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

17:30 | 08/12/2025
“Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –

“Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –

17:20 | 08/12/2025
Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës –

Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës –

17:16 | 08/12/2025
Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për trajnerin –

Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për trajnerin –

17:10 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –
  • BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –
  • “Liverpool i fortë edhe pa Salah”, trajneri i Interit flet para duelit në Champions –
  • Zbulohet emri i porositësit të dyshuar të vrasjes së Mondi Mëhallës –
  • Xabi Alonso drejt shkarkimit, sfida me Cityn në Champions vendimtare për trajnerin –
  • Bizneset e mishit në “sitë”: Zbulohen miliona të fshehura nga tatimet

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqiptari hesht për vjedhjen e bizhuterive të arit –
  • BE përshpejton dëbimet e emigrantëve, firmosen marrëveshje të reja për qendrat e kthimit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com