Autoritete Rrugor Shqiptar njofton se ka zbuluar disa mjete luftarake. Kompania që po kryen punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë ka hasur në 23 predha luftarake gjatë gërmimeve në trasenë e rrugës.
Lajmi bëhet i ditur nga ARRSH-ja, e cila konfirmon se pas gjetjes së predhave është njoftuar Ministria e Mbrojtjes dhe skuadrat e xhenios që do të merren me transportin e tyre dhe shpërthimin e kontrolluar diku tjetër pa shkaktuar probleme në terren.
“Sot në Lotin e pestë Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës.”