Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-sekretaren e Manastirliut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet vendimi i GJKKO për ish-sekretaren e Manastirliut –

09:14 | 14/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Është zbardhur vendimi i GJKKO-së për dënimin me 4 vite burg të ish-sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, e cila mori ryshfet për tenderin dhe tre të akuzuarve të tjerë.

Ish-zyrtarja e MSH-së u dënua me 4 vite heqje lirie për ryshfetin 330 000 mijë lekë të reja, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi iu ul me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 2.8 vite burg.

Joana Duro u shpall fajtore për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu iu është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të ҫështjes penale në ngarkim të të pandehurve L. Sh, V.T dhe S. Sh akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 i Kodit Penal, si dhe në ngarkim të të pandehurës J.D akuzuar për figurën e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 190, 390 dhe 406 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 75, datë 13.11.2023 vendosi:
Deklarimin fajtor të të pandehurës D, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 4 (katër) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën D me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurën D për 5 (pesë) vjet.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurën D do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurës Sh, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Sh me 8 (tetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurën Sh do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit të saj dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit T, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin T me 8 (tetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin T do të fillojë të llogaritet nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Sh, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245 e 25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Sh me 8 (tetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Sh do të fillojë të llogaritet nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.
Lidhur me provat materiale, sipas akteve që ndodhen në fashikullin e gjykimit, në respektim të nenit 36 të Kodit Penal dhe 190 të Kodit të Procedurës Penale:
1 (një) celular i markës Samsung “Note 20 Ultra” me nr. IMEI (slot 1) ************ dhe nr. IMEI (slot 2) *************, të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit, për efekt të procedimit penal të ndarë.
Shuma monetare në vlerën 330, 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë, të konfiskuara të pandehurës D, të kalojë në favor të shtetit.
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, seancës paraprake dhe gjatë gjykimit, i’u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Read more

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video) –

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

Të Lidhura

nga 27
21:58 | 28/12/2025
0

Dinamo është kampione e Superkupës së Shqipërisë, me “nëndetësen” që triumfoi 1-3 kundër Egnatias në “Arenën Kombëtare”. Sfida nisi mjaft...

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –

nga 27
21:08 | 28/12/2025
0

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ-ja, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë forcë e parë në zgjedhjet e fundit, duke siguruar...

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

nga 27
20:52 | 28/12/2025
0

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave të hedhura sot nga qytetarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në...

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

nga 27
20:28 | 28/12/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Mar-a-Lago për takimin me presidentin amerikan Donald Trump, për raundin e fundit...

Para
Dosja “CEZ-DIA”/ Deputeti i PS, Agron Çela shkon në SPAK –

Dosja “CEZ-DIA”/ Deputeti i PS, Agron Çela shkon në SPAK -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video) –

Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video) –

21:58 | 28/12/2025
Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –

Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –

21:08 | 28/12/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

20:52 | 28/12/2025
A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –

20:28 | 28/12/2025
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –

19:52 | 28/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video) –
  • Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –
  • Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera
  • A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump –
  • Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë –
  • LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dinamo fiton superkupën, mund me përmbysje Egnatian në Arenën Kombëtare dhe merr trofeun (video) –
  • Numërohen mbi 73 për qind të votave, LVV-së arrin 50.24%, LDK dhe PDK në rënie –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com