Zbardhet dëshmia e plotë e të penduarit: Si më kërkoi Lul Berisha që të vrisja Klodian Saliun – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet dëshmia e plotë e të penduarit: Si më kërkoi Lul Berisha që të vrisja Klodian Saliun

11:24 | 09/12/2020
në Kryesore
0

Shkëmbimi i hasmit mes Lulzim Berishës dhe Luftar Reçit është bërë në një kazino në Tiranë në muajin shkurt të vitit 2005. Në dosjen SPAK bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi tregon pas 15 vitesh Lulzim Berisha i ka shkuar në kazinonë që ishte në pronësi të tij duke i kërkuar të vrasë Klodian Saliun për shkak se e kishte kundërshtar. Sipas tij një polic i kishte thënë Plaurent Dervishajt që Saliu bashkë me dy persona të tjerë e kanë pritur atë bashkë me Lulzim Berishën për t’i ekzekutuar.

Reçi thotë se çdo pasdite për një muaj rresht ka shkuar në Durrës për të studiuar vendet ku qëndronte Klodian Saliun për të përgatitur ekzekutimin e tij. Ai tregon se para vrasjes, pasi është siguruar për skemën e saj, Lulzim Berisha është larguar drejt Turqisë për të hequr dyshimet që mund të binin mbi të.

“Në fillim të muajit Shkurt të vitit 2005 kam takuar në Tiranë Lulzim Berishën. Takimi u realizua në vendin e quajtur pranë stacionit të Trenit Tiranë, vend ku kisha një kazino timen. Kazinoja ndodhej në bodrumin e një pallati të ndërtuar nga një ndërtues kosovar me emrin E.A. Ky pallat është pranë stacionit të Trenit. Ishte ora 01:00 dhe erdhi Luli së bashku me Lentin dhe Indritin. Gjatë takimit Luli më ofroi një marrëveshje sipas të cilës unë duhej të vrisja shtetasin Klodian Salihu dhe ai në këmbim do të vriste hasmin tim. Ata më thanë se Klodian Saliun e kishin kundërshtar dhe kishin frikë se mos i vriste. Gjithashtu ata donin ta vrisnin edhe në lidhje me kontrabandën dhe trafiqet që bëheshin në portin e Durrësit pasi e shihnin si rival. Sipas Lentit një polic i portit i kishte Lentit (Plaurent Dervishajt) që një natë Klodi me gjithë dy persona të tjerë ju kanë pritur te shtëpia e Lulit për t’iu vrarë.

Read more

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Sipas Lentit polici ishte i pirë tapë në momentin që i kishte thënë këtë muhabet. Pasi ramë dakord të shkëmbenim hasmit, unë pothuajse gjithë muajin Shkurt të vitit 2005 nga mesi i ditës deri vonë në darkë shkoja në Durrës që ta shihja si fytyrë shtetasin Klodian Salihu dhe të mësoja edhe lëvizjet e tij. Kur shkoja në Durrës fillimisht takoja Lulin, Lentin dhe Indritin dhe më pas me qëllim që të studioja lëvizjet e tij dhe vendet ku rrinte Klodi ata më jepnin një djalë të ri, i moshës rreth 19 vjeç, i cili njihte Klodin si fytyrë. Nëpër Durrës lëviznim me një makinë tip Benz 250 tip i vjetër ngjyrë hiri me targa Durrësi që në dijeninë time ishte në pronësi të Indrit Taullaj. Bashkë me këtë djalin lëviznim në të gjithë vendet ku mendohej se ishte Klodi.

Mbaj mend për shembull se shkonim diku te Vollga pasi dyshonim se aty ishte kishte një lokal Klodi. Në këtë vend nuk e kemi parë asnjëherë. E kërkonim diku pas bashkisë në një lokal në kat të dytë, ku na tha një natë Indrit në telefon se më duket se ishte atje. U futën në lokal në kat të dytë në një tavolinë dhe ai djali na tha se nuk ishte aty. Kemi kontrolluar në çdo lagje të Durrësit. Unë Lenti dhe Indrit filluam të bëjmë prova për vrasjen e Klodian Saliut. Vendosëm që vrasja të realizohej kur Klodi shkonte të takonte…. në Tiranë. Një javë rresht kemi pritur që të kalojë. Vendoseshim në një karburant rreth 1.5 km në hyrje të autostradës. Luli sapo mori vesh që … do të na jepte informacion për lëvizjet e Klodit u siguruar që të bëhet vrasja dhe iku në Turqi me qëllim që të mos dyshohej. Një natë para se të vritej Klodi kam fjetur në Durrës. Ditën e vrasjes në mëngjes jam takuar tek piceria e Lulit me Lentin dhe Indritin. Ndërsa Luli ishte në Turqi”, ka deklaruar ai.

Reçi ka treguar hap pas hapi çfarë ka ndodhur ditën e ekzekutimit të Klodian Saliut. Ai thotë se ka qenë Indrit Taullai ai që ka qëlluar viktimën me tre plumba pistolete dhe ka paralajmëruar pasagjerin Osman Truma, që ishte me të se nëse do të jetojë duhet të mbyllë gojën për atë që ka parë.

“Ne u bëmë menjëherë gati dhe ishim ulur në këtë mënyrë. Unë isha shofer, Indrit ishte ulur në vendin e parë të pasagjerit ndërsa Lenti ishte ulur pas Indritit. Pasi kaloi Benzi në fjalë unë ndeza makinën dhe u nisëm në ndjekje  të makinës ku ishte Klodi. E arritëm shpejt por nuk e parakalonim dot për shkak të makinave të tjera. Diku mes Vorës dhe Durrësit i jemi afruar paralel me automjetin që drejtonte Klodi dhe nga dritarja e BMW-së kanë qëlluar me armë në drejtim të Klodit, Indriti me pistoletë dhe Lenti me skorpions.  Kemi ecur paralel rreth 10 sekonda, kohë gjatë së cilës automjeti i Klodit ka humbur kontrollin duke përfunduar në kanal. Pasi makina e tij përfundoi në kanal Indrit bërtiti me të madhe “mbaje o lal”. Hapa krahun, Indrit i është afruar benzit dhe ka qëlluar Klodin tre herë me pistoletën me mulli. Indrit i ka thënë pasagjerit se nëse donte të shpëtonte të mbyllte gojën”, ka deklaruar ai.

 

Etiketa: dosja SPAKKlodian SaliuLuftar ReçiLulzim BerishaPlaurent Dervishaj

Të Lidhura

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

nga 27
09:29 | 18/12/2025
0

Një demonstratë e madhe nga fermerët është planifikuar sot në qendër të Brukselit, kundër politikës bujqësore të ndjekur nga Bashkimi...

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

nga 27
09:09 | 18/12/2025
0

Një 30-vjeçar është dorëzuar sot pranë autoriteteve në Kalamata, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Finikounda në fillim...

Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

nga 27
08:47 | 18/12/2025
0

Zhvillohet sot në Gjykatën e Posaccme të Apelit seanca mbi kërkesën e zëvendës kryeministres Belinda Balluku për heqjen e masave...

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

nga 27
08:23 | 18/12/2025
0

Vetëm përgjatë tre javëve të para të muajit dhjetor 2025 janë regjistruar tre episode të ndryshme dhune ndërmjet nxënësve në...

Para
Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi/ FRPD në protestë: Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen

Vrasja e 25 vjeçarit nga efektivi/ FRPD në protestë: Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025
Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

08:23 | 18/12/2025
Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:09 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –
  • Këmbimi valutor 18 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Popullsia e Shqipërisë po tkurret shumë shpejt, deri tre herë më shumë se Rajoni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com