Report Tv ka zbardhur dëshminë e gardistit që vrau gruan mëngjesin e sotëm në Allias të Tiranës. Alket Arapaj është shprehur se bashkëshorten e vrau pasi e tradhtonte.
“Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhëtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, tha ai para grupit hetimor.