Zbardhen mashtrimet e Veliajt dhe Eco Tiranës për pastrimin – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhen mashtrimet e Veliajt dhe Eco Tiranës për pastrimin –

14:39 | 09/12/2022
në Aktualitet
0

Read more

Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –

Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –

Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh –

Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë –

Inceneratorët janë afera më e madhe që po i kushton miliarda lekë shqiptarëve dhe nuk po shohim asnjë efekt pozitiv. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë një konkluzion krejt ndryshe nga mburrjet e qeverisë. KLSH nxjerr zbuluar Ramën, Veliajn dhe kompaninë Eco Tirana, si një kompani kryesore që po përfiton nga paratë e taksapaguesve. Në raportin “Për auditimin e performancës me temë ‘Menaxhimi i mbetjeve plastike’”, që mban datën tetor 2022, KLSH zbulon se Bashkitë Elbasan dhe Tiranë nuk kanë ngritur infrastrukturën e duhur për të mundësuar grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në kundërshtim me VKM nr. 418 datë 25.06.2014 “Për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”. Audituesi shprehet se përgjegjësit nuk kanë marrë masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.

Kontrata jo e rregullt

Kontrata e pastrimit të qytetit, përfshirë këtu edhe me Eco Tirana janë gjetur me të meta. Megjithëse  KLSH mundohet ta shmangë përmendjen e inceneratorëve, kontratat e pasakta, siç përmendet në raport, kanë të bëjnë me znhirin e pastrimit nga kazanët deri në depozitimn e mbetjeve tek inceneratorët dhe landifillet e dhëna me koncesion në Tiranë dhe Elbasan. Prandaj dhe KLSH iu kërkon që të marrin masa të menjëhershme

“Kontratat e shërbimit të pastrimit për të tre Bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Vlorë nuk parashikojnë në specifikimet teknike grumbullimin e diferencuar të mbetjeve.  Bashkitë Tiranë, Elbasan dhe Vlorë në kontratat për shërbimin e pastrimit të qytetit që do të lidhin në vijimësi me operatorët ekonomikë të marrin masa që të përfshijnë në procedurën e prokurimit dhe të sanksionojnë në këtë kontrata grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim”, thuhet në dokument.

Çmimet e pastrimit i vendos Veliaj sipas qejfit

Në bashkinë e Tiranës zbulohet mungon plani vendor i menaxhimit të mbetjeve urbane. “Nga dokumentacioni i vënë në dispozicion rezulton se është ngritur një grup pune, është hartuar drafti, por problematike ka qenë përcaktimi i tarifës së pastrimit në vite. Kështu, draft plani vendor i menaxhimit të mbetjeve plastike është prezantuar në Këshillin Bashkiak dhe ka mbetur aty. Pra, Veliaj kërkon t’i vendosë vetë çmimet në favor të Inceneratorit të Tiranës dhe të Eco Tiranës.

Që nga viti 2020, çdo biznes i vogël i Tiranës paguan 220 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Çdo biznes i madh i Tiranës sot paguan 1 milionë e 100 mijë lek më shumë taksë pastrimi. Taksë kjo e rritur në shërbim të inceneratorit. Ndërkohë, kompania që duhej të bënte riciklimin e mbetjeve Eco-Tirana me bashkëpronare 51% Erjon Veliaj dhe Bashkia Tiranë, nuk e bën këtë proces. Pra, mbetjet atje shkojnë të pandara megjithëse merren taksat për një gjë të tillë.  Edhe auditimi i kryer nga KLSH ka konstatuar se kompanitë përgjegjëse, me në krye koncesionarët e inceneratorëve, nuk kanë kryer si duhet punën.

Në një përgjigje të KLSH-së vetë Bashkia Tiranë ka pranuar se punimet nuk janë në hapat e duhur, por ka vazhduar me justifikimin se planet vazhdojnë. “Duhet të pranojmë se deri më sot jemi larg pritshmërisë, situatë kjo që duket dhe në mënyrën se si popullata afron apo depoziton mbetjet në kontejnerët publikë, sidoqoftë ky indikacion nuk na ka ndaluar në politikat tona si Bashki”, thuhet në përgjigjen e Bashkisë. Por, sërish KLSH konstaton se puna nuk ka ecur sipas kontratës dhe kërkon që  “Të merren masa dhe të iniciojnë procedurën për ngritjen e grupeve të punës për hartimin e Planeve Vendore të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve”, thuhet në dokument.

Pagesat nga buxheti për inceneratorin e Tiranës dhe ndërmarrjen Eco Tirana vazhdojnë rregullisht. Edhe pse për kontratën e inceneratorit të Tiranës ka akuza dhe thirrje që ajo të pezullohet, vetëm këtë vit kompania që menaxhon mbetjet në Sharrë ka marrë 8.3 mln euro. Inceneratori i Tiranës ka marrë këtë vit nga buxheti i shtetit 975 mln lekë, ose 8.3 mln euro. Pagesat janë bërë rregullisht çdo muaj, sikundër e përcakton kontrata, edhe pse impianti është bërë objekt sulmi dhe hetimi në vendin tonë.

Mbeturina e rrezikshme në dorë të fatit!

Nuk do ta besoni, por edhe pse jepen kaq shumë para për pastrimin, Tirana nuk ka plan për mbledhjen e mbeturinave të rrezikshme! është biseduar dhe ndërtuar

KLSH ka komunikuar me Drejtoritë e Politikave në bashki. Mbi ndërtimin e strategjive të orientuara kryesisht me grumbullimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme, si bateritë e përdorimit familjar dhe të ilaçeve të skaduara, që aktualisht po ndiqet nga Drejtoria e Investimeve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik. E megjithatë Bashkia Tiranë nuk ka planin e saj për “Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve”.

Ku janë kazanët modernë të ndarjes së mbetjeve?

Bashkia e Tiranës në menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës, duhej të fuste dhe konceptin e riciklimit dhe ndarjes në burim të mbetjeve si dhe plotësimin e të gjitha detyrimeve ligjore në fushën e mjedisit. Në dhjetor të vitit 2016, në qytetin e Tiranës, në “Zonën e Kuqe”, ka filluar të operojë shoqëria “Eco Tirana” Sh.a, e cila ka filluar procesin e grumbullimit të diferencuar të mbetjeve. Pas muajit Tetor 2017, me lidhjen e kontratave të reja duhej të ishte aktivizuar grumbullimi i diferencuar i mbetjeve në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës.

Në kontratat e shërbimit aktualisht aktive është parashikuar dhe numri i saktë i kontejnerëve që do të shërbejnë për grumbullimin e ndarë të mbetjeve, (shënojmë këtu se në nivel politikash ky shërbim në Bashkinë Tiranë është i orientuar në grumbullimin e mbetjeve në dy rryma, të biodegradueshme veç dhe ato të thata veç, ku futet letra, qelqi dhe plastika veç).

Në fakt, Erion Veliaj bën vetëm projekte pilot sa për foto dhe kronika televizive të porositura. Vetëm këtë fund viti u shfaqën disa kontejnerë të rinj në qendër të Tiranës, se larg nuk bëhet fjalë t’i shohësh Kështu pra, KLSH ka nxjerrë të gjitha mashtrimet e Veliaj dhe Eco Tiranës të cilat gjatë këtij viti kanë nënshkruar shumë tenderë jo për paisje grumbullim, pastrimi dhe kontejnerë. Në fakt paratë kanë shkuar në xhepin e tyre.

Lexo edhe: “Eco” e Lali Erit, tender pa garë/ 203 mln lekë për makinë plehrash

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Të Lidhura

Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –

Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –

nga 27
12:46 | 24/01/2026
0

Pak orë para protestës së thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë...

Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –

Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –

nga 27
12:30 | 24/01/2026
0

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune, në rrugën “Janaq Kilica”, në Elbasan....

Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh –

Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh –

nga 27
12:16 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme kombëtare të thirrur nga...

Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë –

Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë –

nga 27
12:00 | 24/01/2026
0

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tepelenë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe tëntativë vrasje. Sipas Policisë, në...

Para
“Patëm shumë presione”, Rudina rrëfen fillimet e lidhjes me Markun –

“Patëm shumë presione”, Rudina rrëfen fillimet e lidhjes me Markun -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –

Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –

12:46 | 24/01/2026
Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –

Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –

12:30 | 24/01/2026
Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh –

Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh –

12:16 | 24/01/2026
Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë –

Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë –

12:00 | 24/01/2026
Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, ndërsa SPAK kërkon ta arrestojë –

Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, ndërsa SPAK kërkon ta arrestojë –

11:46 | 24/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –
  • Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –
  • Belind Këlliçi thërret qytetarët në shesh –
  • Kanosi me armë bashkëshorten/ Policia vë në pranga 53-vjeçarin në Tepelenë –
  • Balluku do të emërojë në krye të KPP të besuarën e vet, ndërsa SPAK kërkon ta arrestojë –
  • Apeli lë në fuqi masat për grupin “Rraja” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit –
  • Drejtuesi i dehur shkakton aksident fatal humb jetën 21-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com