Futbollisti i krishterë, Kosta Barbarouses që luan për ekipin e Melbourne Victory, golin që e shënoi sot ia ka kushtuar tragjedisë që ndodhi në Zelandë të Re.
Pasi shënoi gol, futbollisti u gjunjëzua në fushë, duke u lutur si myslimanët për të respektuar 50 personat që vdiqën.
Më vonë, Barbarouses shënoi përsëri por nuk festoi në shenjë respekti.