Xhillari vs Shijaku për Plazhin e Gjeneralit, si u grabitën miliona m2 buzë detit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Xhillari vs Shijaku për Plazhin e Gjeneralit, si u grabitën miliona m2 buzë detit

22:04 | 05/07/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Mijëra metra katrorë truall në zonën bregdetare të Kavajës, kryesisht në afërsi të “Plazhit të Gjeneralit”, i ka kaluar me “Vendime Strategjike” oligarkëve të ndërtimit. Me vendime të dyshimta, qindra mijëra metra katrorë tokë shtet, i kanë përfituar dy biznesmenë të fuqishëm, nga ata që kanë “gllabëruar” prona publike. Boldnews.al ka hulumtuar vendimet e Komitetit të Investimeve Strategjike për dy emra oligarkësh të ndërtimeve, biznesmenit Shpëtim Shijaku dhe familjes Xhillari.

I pari është bërë i “njohur” kohët e fundit, pasi ka marrë për skrap ARMO-n në Ballsh dhe emri i dytë lidhet me Alban Xhillarin, i njohur për ndërtime në Jug apo në Tiranë. Por, çfarë i lidh këta dy biznesmenë të fuqishëm?!

Të dy ia kanë vënë syrin “Plazhit të Gjeneralit”, në zonën e Kavajës, ku Xhillari i ka shtrirë tentakulat vite më parë, pasi një firmë, ku djali i tij është aksioner, ka fituar një koncesion për një port. Por, megjithëse janë shkelur të gjitha afatet, porti ende është në fazën e ndërtimeve, madje në afërsi të një monumenti natyrore, Kalasë së Turrës.

Read more

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

 

 

Pak javë më parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka marrë një vendim për t’i reduktuar gjurmën e investimeve një firme. Bëhet fjalë për firmën “Finsec”, ku ky komitet shkruan se “pas konsultimeve me të gjitha institucionet e përfshira në vlerësim, si dhe për të evituar mbivendosjet, subjekti, gjatë procesit të vlerësimit të projektit, hoqi dorë zyrtarisht nga gjurma ku paralelisht aplikonte subjekti ‘Mediterranean Wave’, ku subjekti reduktoi gjurmën e projektit potencial të investimit në 162.96 ha tokë shtet”.

Pra, një firmë “Finsec Development”, e cila në fillim aplikoi për status strategjik me një projekt të integruar në sektorin turizëm, për një gjurmë zhvillimi prej 412 ha pronë shtet dhe pronë privat u reduktua në 162 ha tokë. Por, ccfarë loje po bëjnë oligarkët dhe mos ndoshta po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin?! Apo po “luftojnë”, duke I marrë shtetit c’të mundin. Kjo firmë, pra “Finsec Development” synon që vlera e investimit të projektit të propozuar të investimit “Marina Hills” i plotëson kriteret e parashikuara nga legjislacioni për investimet strategjike dhe parashikohet të jetë 450,000,000 € euro!!!!!

Një shifër e frikshme, pasi në këtë mënyrë konkuron Arabët e Portit të Durrësit. Por, nëse do të investonte këtë shumë, përse hoqi dorë nga qindra mijëra metra katrorë?! Natyrisht, pas këtyre vendieve fshihen afera, me qëllim grabitjen e tokës shtetërore.

 

 

Boldnews.al hulumtoi dokumentet se kush fshihet pas firmës “Finsec Development”. Sipas dokumentit të mësipërm, administrator I kësaj firme është Artan Kraja, ndërsa ortakët Greg Xhillari, me 30 % të aksioneve. Gregu është djali i biznesmenit Alban Xhillari. Ai ka 30 % të aksioneve në këtë firmë, ndërsa pjesën tjetër prej 70 % e ka firma Finsec Ltd. Kjo e fundit, vite më parë, ka marrë një koncesion për ndërtimin e një porti pranë asaj zone. Pra, në afërsi të Kalasë së Turrës, e cila është një monument natyrore. Por, pavarësisht se në atë zonë u premtua porti, ai asnjëherë nuk është ndërtuar. Në zonë është bërë një mol i vogël, një provë e gjallë se edhe pas “grabitjes” se pronës shtetërore, zona do të jetë e njëjtë!

Më sipër publikuam sesi firma “Finsec” la “rrugës” qindra mijëra metra katrorë tuall shtet dhe ia “fali” firmës “Mediterranean Wave”. Kjo e fundit, pak javë më parë, përfitoi nga Komiteti i Investimeve Strategjike truall shtetëror në fshatin Peqinaj, te Plazhi I Gjeneralit, pasi do të investonte 50.409.836 euro, realizimi i të cilit parashikon të hapë 80 vende të reja pune. Pra, 630 mijë euro investim për të punësuar 1 person! Një shifër e frikshme. Megjithatë, duke u ndalur te projekti, në dokumente thuhet se sipërfaqja e ndërtimit është 130,350 m² dhe mbi 69,318 m² sipërfaqe ndërtimi të hapura, me një total prej 199,668 m² sipërfaqe ndërtimore. Por, më e rëndësishmja në këtë investim është trualli. Në këtë document shkruhet se “masat kryesore mbështetëse që kërkon subjekti aplikues për realizimin e këtij projekti investimi janë dhënia e së drejtës së përdorimit dhe shfrytëzimit të një sipërfaqeje prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar”. Me një të rënë të lapsit, privati mori plot 635,000 m2 tokë buzë detit./Boldnews.al/

Etiketa: buzedetitGrabitënmilionaPlazhi GjeneralitShijakuxhillari

Të Lidhura

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

nga 27
08:37 | 24/02/2026
0

I është hapur rruga nisjes së procesit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me tatim 5% nga 15% që është...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:31 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:17 | 24/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.3 lekë dhe do shitet me...

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

nga 27
08:15 | 24/02/2026
0

Pas indeksimit të pagave me 2.5% për punonjësit e administratës publike, policisë dhe mjekëve, përfitues të kësaj mase pritet të...

Para
Conference League/ Gledis Nano u premtoi shpërblim, polici: S’kemi marrë gjë

Conference League/ Gledis Nano u premtoi shpërblim, polici: S'kemi marrë gjë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –

08:37 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:31 | 24/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:17 | 24/02/2026
Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –

08:15 | 24/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

08:11 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Nga mësuesit te oficerët e sigurisë, ja kush përfiton nga rritja e pagave në sistemin arsimor –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 24 shkurt 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbritje 1% për çdo vit përdorimi për apartamentet –
  • Këmbimi valutor 24 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com