Në ceremoninë martesore të së premtes mbrëma, Xhensila Myrtezai i dedikoi një këngë gjithë ndjenjë dhe me një mesazh të fortë brenda bashkëshortit të saj Bes Kallaku.
Pas dedikimit me “Engjëlli im”, një këngë e ndjerë e saj, ishte një dedikim për Besin. “E ke çelësin e zemrës… dhe çfarë do ti nga unë do e kesh gjithmonë. Me një shikim në sy, botën jap për ty, për ty do jem aty përgjithmonë, se ti e ke çelësin e zemrës sime”, ishin disa nga fjalët e këngës të cilat bën që Besi të përfshihet nga emocionet.
Duke u kënduar ajo u drejtua për nga Besi, i cili shihej dukshëm i emocionuar ndërsa një fëmijë i veshur si engjëll i dhuroi simbolikisht një çelës.
Më në fund gjithçka u përmbyll me një puthje romantike.