Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Fush-Krujë.
Raportohet se nga të shtënat ka ndërruar jetë një person.
Mësohet se 35-vjeçari është qëlluar nga xhaxhai i tij në banesën e viktimës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil dhe autori është larguar nga vendngjarja.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur para pak minutash ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.