Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë arrest me burg për Arjan Shahon, i cili vrau me sëpatë babain e tij 77-vjeçar, Iljas Shaho.
Nga salla e gjyqit, Arjan Shaho, i cili dyshohet se ka probleme me shëndetin mendor, tha se i ati e dhunonte sistematikisht pa shkak.
Ngjarja e 2 shtatorit
Dyshohet se mes tyre ka pasur një sherr të çastit, çka ka sjellë edhe veprimin makabër të 35-vjeçarit duke qëlluar me sëpatë mbi babain Iljas.
I riu pak kohë më parë tentoi të vrasë një kushëri ndërsa në vitin 2003 ka tentuar të vrasë të ëmën. Pak pas krimit, autori u arratis nga vendi i ngjarjes, ndërsa u kap pak orë më vonë në një furgon të linjës, që do të udhëtonte drejt Fierit.