Gjykata e Kavajës ka dënuar me burgim te përjetshëm Qamil Çelhaka, i akuzuar për vrasjen me sëpate të Fatmir Çelhakës, si edhe për vrasje të mbetur në tentative.
Ngjarja ka ndodhur në 2 dhjetor 2016 dhe konflikti mes personave ka nisur për prerjen e një druri.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor, gjykata pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar dhe ne këto kushte vendosi uljen me 1/3 e dënimit, duke u shpallur fajtor dhe dënuar përfundimisht me 35 vite burgim.