Gjykata ka dënuar me burgim të përjetshëm Albert Zeka, i cili ka vrarë dhe masakruar Kreshnik Beqirajn.
Kujtojmë se Kreshnik Beqiraj jetonte me autorin e krimit, ndërsa prej 8 muajsh ai ishte zhdukur në mënyrë të mistershme.
Trupi i pajetë i tij u zbulua 8 muaj më pas në një kanal, ndërsa u zbardh edhe ngjarja ku autor i krimit rezultoi se ishte shoku i tij i dhomës. Zekaj e vrau dhe me pas e hodhi trupin në kanal. Ai më pas u largua në Tiranë për disa muaj ndërsa familjarët kërkonin djalin e zhdukur.
Përpara grupit hetimor, Zekaj rrëfeu asokohe se shkak për vrasjen ishte bërë konflikti për qiranë e banesës, e cila sipas tij nuk ishte paguar nga viktima prej disa muajsh.