Nazmi Bandula është personi i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër. Burime për gijotina.com bëjnë me dije se Bandula është qëlluar me breshëri plumbash pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus” të Shkodrës.
Burime për gijotina.com gjithashtu bëjnë me dije se ky person është një emër i njohur për blutë e Shkodrës pasi ka disa rekorde kriminale. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë.