Gjendet një armë zjarri në makinën e djegur, e cila mendohet se është përdorur për kryerjen e atentatit sot në Fier, ku mbeti i vrarë Shkëlzen Kastrati.
Raportohet se bëhet fjalë për një automatik, me të cilën thuhet se është qëlluar ndaj 40-vjeçarit.
Mësohet se arma ishte në brendësi të mjetit tip “Range Rover”, që u gjet i djegur sot në Mbrostar, afër vendit ku do të ndërtohet dhe spitali i ri i Fierit.