Vrasja e Sabrinës: Flasin mes dhimbjes babai dhe nëna e 23-vjeçares nga Fieri (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Sabrinës: Flasin mes dhimbjes babai dhe nëna e 23-vjeçares nga Fieri (film)

17:25 | 13/09/2021
në Kryesore
0

Read more

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Prindërit e Sabrina Bengajt, 23-vjeçares nga fshati Zhupan i Fierit që u vra nga ish-bashkëshorti i saj, kanë rrëfyer në një intervistë për SYRI TV, martesën e nxitur të çiftit shumë vite më parë, shkaqet që çuan në prishjen e asaj martese dhe kërkojnë dënimin maksimal për ish-dhëndrin e tyre Elton Metajn, tashmë të arrestuar.

I ati i së ndjerës, Partizani dhe e ëma Valentina, që kanë një mbesë 3 vjeçe mbetur pa nënë,  thanë:

“Po vinte ora 10 e 20 dhe vajza punonte te i huaji. Çdo natë kur ishte turni i dytë, por edhe i pari unë i dilja përpara sepse kisha frikë nga ai njeri i poshtër. Kur ishte ora 10 e 20, unë lë hekurin dhe dal për në rrugë. Nga frika që ai ka bërë terror në shtëpinë tonë. Ishim gati 8 veta në shtëpi. Erdhi vajza, na pyeti çfarë ka për të ngrënë dhe u ul të hante punë, ndërkohë unë po punoja. Sa e pash që po hapte derën e jashtme, hapi derën dhe e pash me kallash. Unë me qetësi iu afrova dhe i thashë: E mora me të mirë, i thash para 1 muajsh ishe në burg, pa të parë njeri merr armën e ktheu, mos na bëj terror se e ke bërë njëherë këtë. Ku është ajo më tha, ku është ajo. Vajzën e kisha në një dhomë, ndërsa nusen në dhomën tjetër. Del direkt vajza dhe thotë çfarë ka. Doli me bukë në dorë vajza, ai i vendosi automatikun. Doli nusja nga dhoma dhe i tha që mos e godit se është shtatzëne. Ai tha më nxirrni Armandon për çunin. Ndërsa vajza i tha s’ke punë me këta, por me mua. Sa ktheu kurrizin çupa ai e goditi. Më pas e kuptoni vetë…”,- u shpreh nëna e vajzës.

“Ju falënderoj juve dhe i kërkoj falje gjithë opinionit publik fierak se më ka respektuar gjithë jetën time. Për fat të keq, si prindër, ne u larguam prej vitesh jashtë. Vite më parë kjo familje rrëmbehet, më rrëmbejnë vajzën me mashtrim. Në fillim nuk fola për respekt, ose për turp kundrejt të tjerëve. Pasi më thoshin; ti s’je i aftë se të iku fëmija nga shtëpia. Dhe është e vërteta, u detyrova që të bëja ‘paqe’ me fëmijë tim. U largova përsëri dhe çdo gjë po shkonte gradualisht shumë mirë. Pas disa vitesh lindi fëmijë, të na rrojë Noemi, që është fëmijë i mrekullueshëm dhe e ka bekuar perëndia. Ish-dhëndri, ky lloj plehra e shoqërisë shqiptare si mund ta quash, filloi të tradhtonte. Na erdhën foto. U konstatua me fakte. Vajza merr djalin në telefon dhe i thotë; Hajde më merr, se burri im po bredh me të tjerat dhe vjen në shtëpi. Pas 5 ditësh, pasi u në ndodhesha, vjen dhe kërcënon në shtëpinë time me armë. Një plehra e shoqërisë fierake dhe shqiptare, kërcënon shtëpinë time me armë. Nuk fola, për shumë gjëra, po e përsëris. Për hir të shumë gjerave, nuk denoncova. Pasi e arrestojnë fillon e ëma, e cila është një copë injorante, mashtruese dhe intrigante. Nisi dhe tha që herën e parë armën e kishte marrë në shtëpinë time. Por unë e deklaroj se ky është mashtrim. Atëherë policia e rendit pse nuk kontrolloi se ku ishte marrë arma. E dyta deklaroi se unë kisha ndërhyrë që të çonin në burgun e të çmendurve në Zahari, në burg ku rrinë të çmendurit. Unë kërkoj një gjë, se di se si e mendoni këtë, me gjithë këto armë, prova, gëzhojat, merr peng shtëpinë time. Ky zoti Prokuror, zoti Çlirim, unë e denoncoj publikisht, dhe zotin Piro Sota. Meqë e liruan, le të përgjigjen ata për time bijë. Unë akuzoj ish-ministren e Drejtësisë, ku ishin?! Mbi të gjitha, kush janë këta mjekë që ndryshuan një deklaratë të tillë?! Që qenka i sëmurë dhe të bëjë atë akt që bëri, një krim në shtëpinë. Unë këtë nuk dua ta kalojë në plumb, por në varje. Ai dhe e gjithë familja e tij në burg. Ishte familja e tij dhe ajo plehra që e bëri. Ajo i thoshte të birit; të tradhtoi. Sot vajza bënte 23 vjeçe. Nëse ajo kishte faj, unë mbaj përgjegjësi penale. Në momentin kur ndodhi ngjarja ishte nusja e djalit, që dje u bëra gjysh. Po ashtu ishte dhe vajza që doli para për mos të qëlluar kunatën. Ai kishte ruajtur që mos të kishte meshkuj, ai i bie të jetë një mi. Një mi që kalon në ato kanalet e ujërave të zeza. Denoncon nënën e tij për ato 5 pika që jam akuzuar. Djali këtë pisllëk e ka bërë me nënën, që është shpifëse, plehrë e shoqërisë shqiptare. Këta lloj janë të sëmurë, dhe shteti duhet t’i dënojë”,- tha ai.

Etiketa: fshati Zhupan i FieritPrindërit e Sabrina Bengajt

Të Lidhura

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

nga 27
22:56 | 21/02/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

nga 27
22:28 | 21/02/2026
0

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

nga 27
21:04 | 21/02/2026
0

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

nga 27
20:24 | 21/02/2026
0

Dashi Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft...

Para
U arratis në Kroaci, gjykata kishte vendosur arrest me burg

Belgjika rikthen kufizimet me Shqipërine (Ja çfarë duhet të dini)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –

22:56 | 21/02/2026
“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

“Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

22:28 | 21/02/2026
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:04 | 21/02/2026
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –

20:24 | 21/02/2026
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –

19:54 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –
  • Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!
  • Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj –
  • ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët –
  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP” –
  • “Thirrjet për dhunë janë vepra penale” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com