Pamjet e siguruara nga “Balkanweb” vijnë nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e Xhelal Reçit, ish-polici që u vra më armë zjarri mëngjesin e sotëm në Laç.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:23, në afërsi të një banke. Pranë vendit të ngjarjes, shihet se ka prani të madhe të policisë, por edhe të qytetarëve, të cilët janë terrorizuar nga skena e rëndë. Viktima u vra pranë biznesit të tij, një dyqan rrobash që kishte në pronësi.