Eria Ago kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë. Më herët ndaj të dashurës së Safet Bajrit, është zbutur masa e sigurisë në ‘arrest shtëpie’,
Ajo u arrestua më 26 shkurt të vitit 2025.
E reja, ish-miss, ka mohuar çdo akuzë lidhur me përfshirjen e saj në vrasjen e Licit, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë lidhje me krimin.
Megjithatë, gjykata nuk ka pranuar mbrojtjen e saj dhe ka vendosur të vazhdojë masën e sigurisë ndaj saj, duke e transferuar në arrest shtëpie.
Ajo akuzohet se ka drejtuar një prej makinave të përdorura gjatë kësaj ngjarje.
Safet Bajri u arrestua më 21 shkurt 2025. Bashkë me masën “arrest me burg” GJKKO ka miratuar me kërkesë të SPAK edhe kërkesën për kryerjen e një analize të ADN-së së Safet Bajrit. Sipas raportimeve, ditën që u soll nga Shkodra në policinë e Tiranës e pranishme ka qenë edhe ekspertja që do të merrte kampionet për ADN, por nuk është lejuar në atë moment nga i arrestuari, i cili ka kërkuar të bëhet në një ditë tjetër.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme, pas ekzekutimit të masave të arrestit ndaj tyre thuhej se ndaj Bajrave dhe Bilalit rëndojnë akuzat për “Vrasje me paramendim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dyshohet se të tre personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë organizuar dhe kryer vrasjen e Fatbardh Licit. SPAK ka bërë me dije se ka mbledhur prova të mjaftueshme për të zbardhur ekzekutimin e Licit. Në njoftimin e prokurorisë thuhej gjithashtu se motivi i vrasjes së tij dyshohet se lidhet me faktin që Behar Bajri ka bërë fajtor Ibrahim Licin për vrasjen e ish-efektivit të Policisë së Shtetit, Boran Bërçana. Kështu për të marrë hak, Bajrajt dhe Bilali kanë vrarë Fatbardh Licin më 8 gusht të vitit 2018.
gijotina.com/










