Vrasja e Eglantina Bucit, jepet vendimi për babain dhe vëllain – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e Eglantina Bucit, jepet vendimi për babain dhe vëllain

13:43 | 17/02/2022
në Shqiperi
0

Faik dhe Shkëlzen Buci babë e bir që vranë mizorisht 10 vite më parë Eglantina Bucin janë dënuar me 50 vite burg. Përkatësisht, dënimi është dhënë me 25 vite burg për babanë e Eglantinës, Faikun dhe 25 të tjera për të vëllanë Shkëlzenin për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim. Eglantina Buci u ekzekutua nga vëllai i saj në malin me Gropa në Tiranë. Familja nuk e pranonte faktin që vajza ishte larguar nga shtëpia dhe bashkëjetonte në zonën e Freskut.  Pak ditë më parë është zbardhur dhe dëshmia e motrës së viktimës, Elonës. Ajo ka thënë në dëshminë e saj se babi i tyre i ka dhunuar duke i rrahur me kabllo dritash dhe të dyja motrat si dhe nëna e tyre janë larguar nga shtëpia për shkak të dhunës.

Ngjarja

Më 13 shtator të vitit 2012 në Malin me Gropa u gjetën nga një gjuetar një pjesë e eshtrave të Eglantina Bucit. Pas gjetjes, eshtrat iu nënshtruan ekspertizës nga ku rezultoi se viktima ishte vrarë të paktën 6 muaj përpara se të gjendeshin eshtrat e saj. Pak ditë më pas policia shkoi sërish në vendin ku gjetën eshtrat. Megjithatë shkaqet dhe autorët e vrasjes asokohe mbetën mister. Ka qenë Shkëlzen Buci ai i cili ka vrarë motrën e tij. Ai fillimisht i ka thënë Eglantinës të shkonin për kafe dhe pasi e ka marrë me makinë ka shkuar në drejtim të Malit me Gropa, ku dhe e ka qëlluar viktimën me një plumb që i ka shkaktuar menjëherë vdekjen. Më pas e ka groposur trupin e pajetë të Eglantinës në Malin me Gropa. Së bashku me Eglantina dhe Shkëlzen Bucin në makinë ka qenë dhe shoku i këtij të fundit. Dëshmia e shokut të Shkëlzen Bucit, M.T. 8 vite pas vrasjes së 23-vjeçares ka bërë të mundur zbardhjen e krimit dhe identifikim e autorëve. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar se atij i ishte thënë nga Faik dhe Shkëlzen Buci që të kontaktonte me Eglantinën, duke qenë se viktima i kishte humbur kontaktet me familjen. “Në momentin që morëm rrugën për në Malin me Gropa, Eglantina e kuptoi se diçka nuk shkonte dhe filloi të shqetësohej. Kur shkuam aty ai e qëlloi atë me një plumb në kokë. Më pas ka marrë babin Faikun dhe i ka thënë se ajo punë u mbyll”, ka thënë në dëshminë e tij 2 vite më parë M.T. Shkëlzen Buci u arrestua në vitin 2017 në Tiranë për një plagosje, ndërsa babai i tij ra në pranga në vitin 2020 pasi u zbulua ngjarja.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Etiketa: Eglantina Buci

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Mashtroi klientët duke iu marrë shuma të mëdha lekësh, mbyllet në qeli noterja Rezarta Koçi

Mashtroi klientët duke iu marrë shuma të mëdha lekësh, mbyllet në qeli noterja Rezarta Koçi

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –

12:49 | 06/04/2026
Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

12:42 | 06/04/2026
Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –

12:22 | 06/04/2026
Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –

12:08 | 06/04/2026
Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –

11:56 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –
  • Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci së bashku me një eskavator përfundojnë në kanal –
  • Blegtorët prodhues të qumështit njoftojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë: Po falimentojmë –
  • Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës –
  • Ismajli shpallet lojtari i ndeshjes në Itali, dhurojnë “Show” edhe Arbër Hoxha e Myrto Uzuni –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shkoi për të rregulluar defektin, punonjësi i kompanisë celulare “ONE” gjendet i shtrirë pranë antenave –
  • Ngjarje të rënda në Vlorë në pak orë, dy gra i japin fund jetës duke u hedhur nga lartësia –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com