Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali, detaje tronditëse. Autori është… –

19:24 | 14/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

Është arrestuar në Arezzo autori i dyshuar për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Kevin Muharremi, i cili u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Montecalvoli, në provincën e Pizës.

Sipas mediave italiane, i ndaluari është një bashkëkombës i viktimës. Ai u bllokua nga forcat e rendit në segmentin e autostradës A1 që kalon në zonën e Arezzos, ndërsa për ngjarjen po hetojnë karabinierët e komandës provinciale të Pizës.

Sipas të dhënave paraprake, Kevin Muharremi u qëllua me një ose më shumë plumba teksa ndodhej në automjet me dy miq të tij. Ai ishte ulur në sediljen e përparme, në anën e pasagjerit, kur një automjet tjetër iu afrua dhe nga aty u qëllua me armë zjarri. Një prej plumbave e ka goditur në qafë, duke i shkaktuar vdekjen.

Hetuesit po punojnë për të rindërtuar motivin e krimit. Nga informacionet e para dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur në kulmin e një sherri, që mendohet të ketë nisur më herët në një bar në zonën Capanne.

Pista kryesore mbetet ajo e një konflikti të përshkallëzuar, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një atentati të paramenduar.

Para arrestimit, karabinierët e njësisë hetimore të Pizës mblodhën dëshmi në vendngjarje dhe analizuan pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Më pas u shpërnda një njoftim kërkimi për personin e dyshuar si autor i të shtënave, i cili ishte larguar menjëherë pas krimit.

Mediat italiane kanë publikuar edhe foton e të riut shqiptar, i cili përshkruhet nga të njohurit si një djalë punëtor dhe pa precedentë penalë. Ai punonte në një lavazh makinash, punë me të cilën siguronte jetesën e tij.

Miq dhe familjarë kanë zgjedhur të mos prononcohen publikisht për ngjarjen e rëndë.

Krimi ka tronditur komunitetin në Santa Maria a Monte dhe Fuceçhio, zona të konsideruara përgjithësisht të qeta. Autoriteti Gjyqësor vijon hetimet për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat, motivin dhe përgjegjësitë penale në këtë ngjarje të rëndë.

Të Lidhura

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

nga 27
23:32 | 06/03/2026
0

Reali i Madridit mori një fitore të çmuar në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll. Në Balaidos skuadra e drejtuar...

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

nga 27
23:06 | 06/03/2026
0

Ish-deputeti Ervin Salianji vijon turin e takimeve me strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në qytete të ndryshme të...

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

nga 27
22:38 | 06/03/2026
0

Deputeti i PD, Tomor Alizoti, deklaroi në emisionin “Kjo Javë” se është kundër përjashtimeve nga partia të individëve që mendojnë...

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

nga 27
21:28 | 06/03/2026
0

Skuadra e Tiranës në volejboll për meshkuj arriti një fitore madhështore mbrëmjen e së premtes, duke mposhtur Partizanin 3-1 në...

Para
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës –

“Besoj te Rama”/ Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –

23:32 | 06/03/2026
Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

23:06 | 06/03/2026
Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –

22:38 | 06/03/2026
Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –

21:28 | 06/03/2026
Vijnë si hiena marrin çfarë u del para –

Vijnë si hiena marrin çfarë u del para –

21:22 | 06/03/2026

Më Të Lexuarat

  • La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –
  • Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –
  • Jam kundër përjashtimit të tij nga PD –
  • Tirana fiton derbin me Partzanin dhe ngre për të 10-n herë Kupën e Shqipërisë –
  • Vijnë si hiena marrin çfarë u del para –
  • Gjykata jep arrest me burg për Durim Keçin dhe banden e tij per trafik kokaine

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • La Liga/ ‘Los Blancos’, fitore në çastet e fundit ndaj Celta Vigos –
  • Na duhet ta kthejmë PD-në fituese –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com