Vrasës, ji i qetë, je në vendin tënd Shqipëri! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasës, ji i qetë, je në vendin tënd Shqipëri!

15:14 | 04/08/2016
në Opinion
0

Nga Ben Andoni

Kujdes! Kujdes…ai është djali, shoku, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, akshi, punon…aty. Çfarëdo që të bëj akshi, është i lirë ta bëjë para syve të të gjithëve dhe madje të mos i hyjë gjembi në këmbë dhe të marrë dhe një përcjellje sysh admirimi. Kjo ndodh sot rëndom tek ne.

Ai/ajo është qeveria. Ai/ajo është fuqia. Me të drejtë, në orët e fundit, e gjithë media është marrë me rastin e vrasjes së turistit rus, që erdhi të provonte një vend, që rusët pothuaj e kanë të largët në hartën e tyre turistike, e përfundoi preja fatkeqe e një krijese, që u zhduk dhe që s’e pa njeri.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Se bashkëqytetarët tanë nuk shohin njeri, kur vret, kur bën keq, kur të bërtet, kur të dhunon, kur xhiron gomat në mes të natës, kur hap zërin e magnetofonit të makinës në çdo orë të ditës, kur parakalon si t’i dojë qejfi dhe të ofendon.

A mos vallë është vetëm faji i policisë, që nuk ndërhyn?! Me shumë gjasë, polici i ngratë, që gjendet para akshit, nuk ka se çfarë të bëj. Një telefon e ngrin në çast. I heq bukën. Për kapriçon e akshit që provon caqet e qytetërimit vrastar.

E ligji është i ashpër për atë që s’paguan dot dritat dhe nuk ka me çfarë të ushqej fëmijët apo s’ka të siguroj bukën në ditën e nesërme, por jo me atë akshin. Atë e duam të gjithë (lexo vrasësin). Vetëm pak ditë më parë, djali që aksidentoi me vdekje një sportiste të njohur, u trajtua më shumë për ngjarjen, sesa me fenomenin. U përmend si dytësor fakti se ai si vrasës, që madje u largua nga vendi i krimit, qënie e dënuar dhe më parë dhe madje që proklamonte shpejtësinë, ia kishte hedhur paq dhe vazhdonte të bënte ekspozime.

Nuk ka vit të mos ketë vrasje në plazh prej motorrave të ujit, që duhet të ngiten me vetëm 5 milje në orë dhe pas vetëm 1 kilometri mund të ecin me shpejtësi më të mëdha, sepse për të privilegjuarit që i ngasin s’ka kush t’u flasë. Ata janë ligji dhe madje ata që diktojnë që në Shqipëri ligji i habitshëm vendas t’i lejojë deri në 150 metra nga bregu dhe që pothuaj edhe me kaq nuk respektohet kurrë. Ata, vetëm ata dhe pjesa tjetër, që i duatroket dhe ëndërron të bëhet si ata. Të mos ketë frikë, të dalldisë si ata.

Ndaj, duket se shoqëria jonë me rregullat e lojës që ka vënë do të pësojë gjithnjë e më shumë pasojat. E ndodh që për vrasësin sot s’ka lajm dhe shpejt do bëhet çmos që t’ia fshijnë gjurmët, njësoj si kemi fshehur ata që kanë vrarë kushedi sa të pafajshëm, qoftë edhe vetë policë, por edhe deputetë e bankierë.

Sepse vrasësi është i shenjtë në Shqipëri, kurse jeta e njeriut të thjeshtë është asgjë, para qetësisë së dhunshme, thyerjes së rregullit të akshit, që rëndom është djali, kushëriri, e dashura, miku, drejtori, që punon aty apo atje.

Sepse të tillë jemi, një shoqëri ende në djep të demokracisë, duke dashur të japim mësime qytetarie dhe përparimi me imazhin e të fortëve me makinat e rënda dhe luksin e paparë vrasës në një vend ende në zgrip të varfërisë. Ndaj, vrasës, ji i qetë, se je në Shqipëri.

/javanews.al/

Etiketa: Ben Andonidjepkapriçomësime qytetarierregullat e lojësshoqëriaturisti rus

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kukës/  makina del nga rruga, 1 e vdekur dhe 2 të plagosur rëndë

Bulqizë/ Aksidentohet makina, ndërrojnë jetë tre persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com