Minitrat e rinj nuk do të ulen në kolltukun ministror edhe për të paktën një javë tjetër.
Urdhrat e emërim-shkarkimeve, edhe pse të bëra tashmë publike nuk kanë dalë ende nga zyra e Kryeministrit me firmën e Ramës për të shkuar në zyrën e Presidentit të Republikës.
Me gjase do të bëhet nesër, por, edhe nëse dërgohen nesër nga qeveria drejt Presidencës, emërim-shkarkimet e ministrave, duhet të presin të paktën një jave për të marrë edhe dekretin e Presidentit Bujar Nishani.
Dhe pas kësaj është në dorë të Kuvendit, që t’i shqyrtoje dekretet e Presidentit brenda 10 ditëve nga hedhja e firmës se tij.