Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen ka mbërritur në Kiev. Von der Leyen udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas me tren, në një vizitë të papritur dhe sekrete për arsye sigurie, sipas La Reublica.
Ajo pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve ukrainase. Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që von der Leyen viziton Ukrainën.
Gjatë vizitës së saj të parë në Ukrainë, Von der Leyen vizitoi Buchan dhe tha se BE-ja do të bënte gjithçka për të mbështetur Ukrainën për të bërë “hapat e nevojshëm” për të siguruar anëtarësimin në bllok, gjë të cilën Zelensky e ka kërkuar me ngulm.