Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për Elis Gurin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Ish-kampioni Elis Guri u arrestua në kuadër të operacionit të madh policor “Vol.Vo 4”, ose siç njihet ndryshe edhe si çështja “339/1”. Operacioni “VOL-VO 4” u zhvillua në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Ish-kampioni i mundjes akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, si dhe ”Trafikim i narkotikëve”.