Policia e Vlorës ka arrestuar një 45-vjeçar me inicialet R.H, banues në Tiranë pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë një 43-vjeçar i identifikuar me inicialet G.Xh, banues në Sarandë, u arrestua pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në hotelin e një personi në lagjen nr.1, në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.