Policia e Korçës ka ekzekutuar vendimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë duke arrestuar ish-drejtorin e bankës në Bilisht, Ervin Çokanin i cili mashtroi 25 klientë të tij duke përfituar shumën mbi 1 milionë euro përgjatë 10 viteve.
Pavarësisht zbulimit të skemës së mashtrimit, gjykata e Shkallës së parë e liroi me kusht ish-drejtorin ndërsa pas apelimit të vendimit në gjykatën e Apelit, është vendosur dënimi i Çokanit me 9 vite e 4 muaj burg për veprën penale të mashtrimit ekonomik.
45 vjeç, banues në Bilisht akuzohet për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, kryer më shumë se një herë, me pasoja të rënda.