Dy vjedhje të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar nga policia e Kuçovës, ndërsa si autor i dyshuar i tyre është arrestuar Ersdi Kosova.
Ky i fundit akuzohet se vodhi bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, në 2 banesa.
Policia njoftoi se finalizoi operacionin e koduar “The end”, duke arrestuar 36 vjeçarin.
“Ky shtetas dyshohet se gjatë orëve të para të datës 02.03.2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. Z. dhe në banesën e shtetasit Ç. K., bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kuçovë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligor të këtyre dy rasteve, si dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia.