Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vodhën 22 mln lekë të pensionistëve, Prokuroria nis hetimet mbi dy punonjëset e postës në Devoll –

10:16 | 27/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –

Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi! –

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start –

Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet ndaj dy punonjësve të degës së Postës Shqiptare në Bilisht, pasi akuzohen se zhvatën 22 milionë lekë nga fondet e pensioneve dhe ndihmave ekonomike. Bëhet fjalë për shtetaset P.Sh, përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç, arkëtare në Degën Postare Bilisht.

Organi i akuzës bën me dije se hetimet nisën pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e degës. Hetimet u nxitën nga një kontroll i brendshëm administrativ, i cili evidentoi mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes së arkës, dokumentacionit kontabël dhe të dhënave në sistemin elektronik.

Sipas verifikimeve paraprake, gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash. Sipas Prokurorisë, janë konstatuar firma mandatesh jashtë zyrës postare, mandate pa shuma të shënuara, mospërputhje në shumat e dorëzuara dhe shkelje me librin e arkës.

Njoftimi

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë informon opinionin publik se, në kuadër të një procedimi penal të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga drejtuesit e Degës së Postare Korçë, janë kryer veprime të shumta hetimore lidhur me një rast të dyshuar abuzimi me fondet publike në Degën Postare Bilisht.

Hetimet nisën pas një kontrolli të brendshëm administrativ, ku u konstatuan mospërputhje të theksuara financiare mes gjendjes faktike të arkës, dokumentacionit financiar justifikues dhe të dhënave të pasqyruara në sistemin elektronik financiar. Nga verifikimet paraprake, rezultoi se gjatë periudhës tetor 2025 – janar 2026 dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme në administrimin e fondeve cash, përmes manipulimit të mandateve të pagesave, ndërhyrjeve në të dhënat e sistemit financiar, si dhe administrimit të parregullt të dokumentacionit kontabël.

Materiali hetimor i administruar deri në këto momente ka evidentuar raste të pasqyrimit të rremë të të dhënave financiare, firmosje mandatesh jashtë ambienteve të zyrës postare, firmosje mandatesh pa shuma konkrete, mospërputhje mes shumave të dorëzuara realisht dhe atyre të pasqyruara në dokumentacion, si dhe mosmbajtje të rregullt të librit të arkës, përfshirë edhe grisje të faqeve të tij. Si pasojë e këtyre veprimeve dyshohet se është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerë të konsiderueshme, i cili aktualisht po i nënshtrohet ekspertimit financiar.

Në kuadër të këtij procedimi penal, pas kryerjes së veprimeve hetimore, ndaj shtetaseve P.Sh. përgjegjëse në Zyrën Postare Vishocicë dhe E.Ç arkëtare në Degën Postare Bilisht është caktuar fillimisht masa e sigurimit personal në mungesë. Pas ekzekutimit të kësaj mase dhe zhvillimit të seancës për marrjen në pyetje të tyre, Gjykata vendosi vazhdimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj të dyja shtetaseve.

Shtetaset P.Sh. dhe E.Ç. dyshohen për kryerjen e veprës penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 135 dhe 25 të Kodit Penal. Gjatë hetimeve janë kryer sekuestrime të dokumentacionit financiar dhe pajisjeve elektronike, kontrolle banesash, këqyrje të sistemeve informatike, si dhe janë marrë deklarime nga persona të përfshirë dhe persona që kanë dijeni për rastin, ndërkohë që po vijon edhe analiza e komunikimeve elektronike të administruara.

Prokuroria, po vijon hetimet për sqarimin e plotë të mekanizmit të dyshuar të përvetësimit të fondeve, për përcaktimin e rolit dhe përgjegjësisë së secilit person të përfshirë, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të dëmit të shkaktuar.

Prokuroria thekson se të gjithë personat e proceduar gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga gjykata, ndërsa informimi i opinionit publik do të vijojë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të Lidhura

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –

nga 27
17:58 | 23/03/2026
0

Gjykata e Foggia-s në Itali ka lënë në paraburgim 14 të arrestuarit nga  operacioni i javës së kaluar, ku u...

Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –

Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –

nga 27
17:47 | 23/03/2026
0

Radio Evropa e Lirë ka gjetur se emri i Ilia Uvarovit, shefit të ri të Zyrës Ndërlidhëse të Rusisë në...

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi! –

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi! –

nga 27
17:26 | 23/03/2026
0

“Vape”, një pajisje elektronike me përmbajtje nikotine dhe me aroma të ndryshme po përdoret në masë në Tiranë edhe nga...

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start –

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start –

nga 27
17:12 | 23/03/2026
0

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin për sfidën e parë play off me Poloninë. Sylvinho ka thuajse të gjithë grupin...

Para
Nuk përmbush standardet e BE-së! –

Nuk përmbush standardet e BE-së! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –

Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –

17:58 | 23/03/2026
Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –

Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –

17:47 | 23/03/2026
Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi! –

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi! –

17:26 | 23/03/2026
Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start –

Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start –

17:12 | 23/03/2026
Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu –

Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu –

16:58 | 23/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –
  • Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –
  • Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi! –
  • Shqipëria ndez motorët për Poloninë, tre mungesa në start –
  • Dua që ta kontrollojmë bashkë me Iranin, unë dhe Ajatollahu –
  • Pasi shembi rrugën në Librazhd, Redi Strugës i jepet tenderi 534 MLN lekë në Bovillë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja si dështoi grabitja e 8 mln eurove, Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit, mes tyre 3 shqiptarë –
  • Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com