Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.
Sipas një njoftimi nga Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, ndërprerja do të prekë zonat: Lungomare, Lagjja “24 Maji” dhe Lagjja “1 Maji”, si pjesë e projektit të ujësjellësit të ri të qytetit.
Si pasojë, furnizimi me ujë do të ndërpritet në zonën bregdetare, përfshirë: Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 Korriku, Kalaja dhe Jonufra. Pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë pasdites së së martës, ndërsa furnizimi pritet të rikthehet normalisht në mëngjesin e së mërkurës.
Ujësjellës-Kanalizime Vlorë i bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të marrin masat e nevojshme për këtë ndërprerje të përkohshme dhe falënderon për mirëkuptimin.
gijotina.com/










