Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin ka deklaruar se përshpejtimi i negociatave sipas strategjisë së re të KE do të vijë nga angazhimi në më shumë programe të Bashkimit Europian.
Gjatë prezantimit të projektit “Europa për Qytetarët”, Vlahutin ju bëri thirrje Bashkive që të aplikojnë për të përfituar sa më shumë fonde nga këto projekte.
“Strategjia e miratuar dy ditë më parë nga Komisioni Europian tregon një vizion të qartë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por për të përshpejtuar këtë proces, strategjia propozon pjesëmarrje më të gjerë të Ballkanit Perëndimor në politika dhe programe të BE. Të gjitha programet janë të hapura për qytetarët. Shqipëria është Europë. Shqiptarët janë europianë dhe ju ndani me pjesën tjetër të Europës të njëjtat vlera dhe histori”, u shpreh Vlahutin.