Pritet që nesër në orën 11:00 Kryeministri Edi Rama bashkë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe atë të Arsimit Besa Shahini, të zhvillojnë një takim në Shkodër.
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos shkojë nesër në këtë qytet pasi nuk është i mirëpritur.
Nëse Rama do ta zhvillojë vizitën e planifikuar për nesër në Shkodër, dega e PD-së në këtë qytet njofton se do të pritet me protesta.